Varrimi i policit Izet Demaj - Foto: Atdhe Mulla

Mblidhen afro 14 mijë euro për familjen e policit të vrarë në Istog

Afro 14 mijë euro janë mbledhur për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj.

Kjo nismë që synon mbledhjen e 20 mijë eurove, ka filluar në rrjetin social “Facebook” me emrin “Fondi per policin e vrare- Heroi me i ri i Kosoves Izet Demaj”.

Deri më tani janë grumbulluar 13 mijë e 842 euro.

Sipas njoftimit, paratë e grumbulluara në fund do t’i dorëzohen familjes së policit që u vra më 27 dhjetor të këtij viti. Polici 42-vjeçar ka mbetur i vrarë, pas një shkëmbimi me armë me grabitësin, Kamer Metaj, i cili gjithashtu ka mbetur i vrarë në vend. Izet Demaj pas vetës la gruan dhe dy vajza./21Media