Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Maqedonisë, Behgjet Pacolli e Nikolla Dimitrov - Foto: Rtv21

Mbledhje e Përbashkët e Qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë

Sot në hapësirat e MPJ-së së Maqedonisë u realizua takimi mes shefit të diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov dhe homologut të tij kosovar, Behgjet Pacollit.

Nga takimi në fjalë ata konstatuan se Maqedonia dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

Ministri Dimitrov në konferencën e përbashkët me Pacollin theksoi se janë dakorduar që të mbahet edhe një seancë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Kosovës, shkruan tv21.tv.

Ndërsa, zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, njoftoi në “Facebook” se janë dakorduar që mbledhja e përbashkët e dy Qeverive të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli nga ana tjetër theksoi se Maqedonia si vend fqinj e Kosovës është mjaft e rëndësishme në mbarëvajtjen e saj. /21Media