KPK- 28 janar 2019

Mbledhja e parë e KPK-së nën kryesimin e Bahri Hysenit

Bahri Hyseni për herë të parë kryesoi mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në këtë mbledhje u diskutua për 16 pika të rendit të ditës ndër të cilat ishin plani vjetor i punës së Prokurorisë së Shtetit, dhe themelimi i grupeve punuese për hartimin e akteve nënligjore për zbatimin e ligjit të përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve.

“Pasi është takimi i parë me lejoni që ta falënderoj kryesuesin e gjertanishëm për një punë të mirë që e ka bërë dhe efikasitetin e treguar në KPK, ju falënderoje për gjithçka çka keni bëre deri me tani”, tha Hyseni.

Tutje Hyseni tregoi objektivat e Këshillit Prokurorial të cilat parashihen me planin vjetor të punës.

“Gjatë vitit 2019, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka parë si objektivë përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit Prokurorial, rishikimin e akteve nënligjore, mbikëqyrjen sistematike të punës së prokuroreve, avancimin e sistemit të rekrutimit dhe avancimit, ngritjen e kapaciteteve dhe transparencës, fuqizimin e mëtejshëm të matjes së performancës së prokurorëve”, tha kryesuesi.

Në mbledhjen e sotme Këshilli Prokurorial e miratoi me vota unanime planin e punës për vitin 2019.

Po ashtu Këshilli Prokurorial i themeloi grupet punuese për hartimin e akteve nënligjore për zbatimin e ligjit të përgjegjësisë disiplinore të prokuroreve dhe grupin punues për hartimin e rregullores me të cilën do të referohen rastet nga prokuroria në procedurën e ndërmjetësimit.

https://kallxo.com/kryesuesi-i-ri-i-kpk-se-tregon-a-do-ta-therras-shef-adem-grabovcin/

.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!