Mbi 6 mijë euro gjoba ndaj bizneseve pas raportimeve në KALLXO.com

Administrata Tatimore e Kosovës ka shqiptuar 22 gjoba ndaj bizneseve në shumë prej 6 mijë 397 euro, pas raportimeve në KALLXO.com.

10 nga këto gjoba u janë shqiptuar dyqaneve të cilat merren me shitblerjen e telefonave. Shuma me të cilën janë gjobitur këto dyqane është 2 mijë e 358 euro. Gjobat erdhën pas konstatimit të parregullsive dhe trajtimit të rastin në zyrën e ndëshkimeve.

12 gjobat e tjera në vlerë prej 4 mijë e 39 euro janë shqiptuar ndaj bizneseve të ndryshme për të cilat KALLXO.com ka dërguar informacion për vjedhje tatimore.

Këto gjoba janë shqiptuar gjatë periudhës prill – qershor 2019.

Gjatë kësaj periudhe me kërkesë të KALLXO.com, Administrata Tatimore e Kosovës ka inspektuar 22 biznese duke përfshirë dyqane që merën me shit blerjen e telefonaverestorantedyqane te cilat merren me fotografi, kafeteri etj.

Muaj më parë ATK në bazë të raportimeve në KALLXO.com, kishte ndëshkuar bizneset në shumë prej 27 mijë  e 975 euro.

Këto gjoba ishin shqiptuar gjatë periudhave janar – mars 2019.

Gjatë asaj periudhe pas raportimeve në KALLXO.com, Administrata Tatimore e Kosovës ka inspektuar 17 biznese duke përshirë, lojëra të fatit, restorante, kompani të autobusëve dhe kurse të gjuhëve, pas kontrollit të të cilave ka shqiptuar 20 gjoba.

Rreth 28 mijë euro gjoba bizneseve pas raportimeve në KALLXO.com

 

Disa muaj më parë në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u shfaqën pamjet e aksionit të ATK-së, kundër kompanive të autobusëve në Gjilan për të cilat pretendohej se nuk lëshonin kuponë fiskal për udhëtarë.

www.kallxo.com