Mbi 400 mijë euro për asfaltimin e rrugëve të Kaçanikut

Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu, priti në takim kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe nënshkruan marrëveshje me vlerë 429 mijë e 180 euro për asfaltimin e rrugëve në këtë komunë.

Ministria e Infrastrukturës njofton se në kuadër të këtyre marrëveshjeve do të realizohen tri projekte rrugore.

“Asfaltimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut, në vlerë prej 151,741 euro,  asfaltimi i rrugëve Lushi, Gërlicë, Gabrricë, Trupaj, Rezhancë-Dullovi të Kaçanikut, në vlerë prej 214,355  euro dhe asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Nikë me magjistralen N2, në vlerë prej  63,084 euro”, thuhet në komunikatën e MI-së.

Sipas njoftimit, zëvendësministri Kadriu dhe kryetari Ilazi, biseduan edhe për rrjedhën e realizimit të projekteve aktuale në Kaçanik.