Mbi 100 të arrestuar për dhunën e 1 Majit në Francë

Policia franceze dërgoi në mbajtje 109 njerëz – një ditë pasi demonstrues të maskuar thyen dritare të dyqaneve dhe dogjën makina gjatë protestave të 1 Majit në Paris.

Grupet anarkiste të ekstremit të djathtë i ndryshuan drejtimin një proteste paqësore kundër reformave të punës në sektorin publik që ka ndërmarrë presidenti Emmanuel Macron.

Policia tha se rreth 1,200 protestues të maskuar morën pjesë në demonstratën e 1 Majit të sindikatave të punës.

Katër njerëz, përfshirë një polic, janë lënduar lehtë.

Autoritetet përdorën gazin lotsjellës dhe ujin në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.