Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi | Foto: KALLXO.com

Mbetje shtazore gjenden te vendi i kërkimit në Lepenc

Organe të brendshme shtazore dyshohet se janë gjetur në Lepenc, në vendin ku sot u kërkua trupi i policit Armend Trena.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi

“Rreth orës 17:30 jemi njoftuar se janë gjetur disa mbetje- organe të brendshme saktësisht mushkri. Kemi njoftuar mjekësinë ligjore dhe sipas mjekut në vendin e ngjarjes dyshohet se janë mbetje shtazore”, tha Gashi.

Ai tregoi se kërkimet për trupin e policit do të vazhdojnë edhe nesër.

“Nesër konfirmohet edhe zyrtarisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në lidhje me këtë rast. Për sonte është duke punuar vetem bageri, kërkimet do të vazhdojnë prapë nesër”, tha Gashi.

KALLXO.com shkroi më herët për shkuarjen në vendin e ngjarjes të ekipit të mjekësisë ligjore.

http://kallxo.com/mjekesia-ligjore-ne-vendin-ku-po-kerkohet-polici-trena/

Dy policët Armend Trena e Malsor Gashi ranë në Lepenc të shtunën derisa po qarkullonin nëpër magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit.

Dje u gjet trupi i pajetë i Malsor Dashit, ndërsa ai sot është varrosur.