Foto-ilustrim

Mbetet pa Ujë një Lagje në Prishtinë

Pjesa më e madhe e lagjes “Kalabria” në Prishtinë ka mbetur pa ujë të pijshëm pas prishjes së një tubacioni të ujit.

Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. ka njoftuar se gjatë pastrimit të përroskës është dëmtuar gypi i furnizimit me ujë të pijshëm.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit, por për shkak të dëmit të madh të gypit si dhe pozicionit të vështirë për punë, prishja nuk mund të rregullohet deri nesër pasdite.”, shkruhet në njoftim./21Media