Mbetet në fuqi paraburgimi për të dyshuarin për spiunazh të AKI-së

Gjykata e Apelit e Kosovës,e ka lënë në fuqi vendimin për paraburgimin e E.J qe dë dyshohet se ishte prezantuar rrejshëm si agjent i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.

Në këtë mënyrë, Apeli e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit kjo masë llogaritet nga data 11 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 11 janar.

E.J. po dyshohet nga ana e prokurorisë për tri vepra penale :“Falsifikim i dokumentit” “Prezantim i rremë” dhe  “Spiunazh”.

Gjykata e Apelit, ka gjetur se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj personit në fjalë.

https://kallxo.com/i-dyshuari-per-spiunazh-ne-aki-e-bera-vetem-per-ti-ikur-pageses-se-kundervajtjes/