Foto: BIRN

Mbështetësit e gjeneralit Dudakoviq protestojnë në Sarajevë

Disa qindra persona protestuan në Sarajevë për të mbështetur Atif Dudakoviqin, ish-komandantit të Korpusit të Pestë të Ushtrisë Boshnjake, i cili u arrestua javën e kaluar nën dyshimet për krime lufte.

Deri në 300 vetë protestuan të premten në Sarajevë në mbështetje të Atif Dudakoviqit dhe 12 ish-trupave të tjerë të Ushtrisë Boshnjake të akuzuar nga prokuroria shtetërore për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte kundër serbëve dhe boshnjakëve.

Protestuesit mbanin tabela dhe banderola me sloganin “Heronj, jo kriminelë”, si dhe flamujt e Ushtrisë Boshnjake.

Një nga organizatorët, Nihad Alickoviq nga Lëvizja AntiDayton, tha se Dudakoviq dhe të tjerët u arrestuan gabimisht.

“Unë mendoj se arrestimi është një formë sulmi ndaj drejtësisë dhe së vërtetës dhe është një përpjekje për të barazuar agresionin dhe mbrojtjen,” tha Alickoviq.

Samir Petroviq, një ish-ushtarak i Ushtrisë Boshnjake i cili u dekorua për trimëri, gjithashtu këmbënguli se arrestimet ishin të padrejta.

“Ne po dërgojmë një mesazh të qartë. Nuk do t’i pranojmë ata që falsifikojnë historinë,” tha Petroviq.

Ministri i Bosnjës për Çështjet e Veteranëve, Muharem Fiso, tha se ishte e trishtueshme që Sarajevës i është dashur “të mbrojë nderin e gjeneralëve të nderuar”.

“Drejtësia do të triumfojë,” shtoi ai.

Protestat në mbështetje të burrave janë mbajtur edhe në qytetin e lindjes së Dudakoviq, Bihac dhe qytete të tjera anembanë vendit këtë javë.

Dudakoviq, së bashku me 12 oficerë dhe ushtarë të tjerë të Korpusit të Pestë të Ushtrisë Boshnjake, u arrestua më 27 maj, nën dyshimin për kryerje të krimeve të luftës kundër serbëve dhe boshnjakëve në vitin 1994 dhe 1995.

Krimet e dyshuara të luftës përfshijnë qindra viktima, përfshirë civilë dhe ushtarë serbë të kapur nga komunat e Krajinës Perëndimore të Bosnjës në vitin 1995, si dhe krime kundër civilëve boshnjakë nga Provinca Autonome e Bosnjës Perëndimore, një shtet i vetëshpallur në kohën e luftës, në vitin 1994.

Në vitin 2009, mediat në Bosnjë dhe Serbi transmetuan një video ku shfaqej Dudakoviqi duke dhënë një urdhër për “zjarri” ose “të digjeshin të gjitha”, duke iu referuar një fshati serb gjatë një operacioni ushtarak në vitin 1994.

Dudakoviq i hodhi poshtë pamjet si “pjesë e luftës së propagandës serbe të Bosnjës që është ende në vazhdim dhe nuk është asgjë e re”.

Pas transmetimit të videos kundër Dudakoviqit u ngrit një padi penale nga presidenti i atëhershëm i entitetit serb të Bosnjës, Republikës Serbe, Dragan Caviq dhe kryeministri i atëhershëm i entitetit, Milorad Dodik.

Dudakoviq ishte një komandant ushtarak boshnjak i njohur dhe gjatë luftës në Bosnjë komandoi enklavën e Bihacit në Bosnjën Veriperëndimore. Pas luftës, ai u bë komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.