Loriana Kuka. Foto: Facebook

Mbesa e Driton Kukës shpallet kampione europiane në xhudo

Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë dhe tash është kampione europiane U-23 në xhudo.

Kështu ka bërë të ditur trajneri i xhudos kosovare, Driton Kuka, i cili është axha i Lorianës.

“E veçantë kjo medalje për mua, për familjen Kuka për vllaun tim Sylën që e kam pas trener dhe udhërrëfyes në jetë”, ka shkruar në Facebook Driton Kuka.

Tutje ai thotë se Loriana la Zvicrën për Kosovën, ku erdhi para dy vitesh dhe u vendos në Pejë për të rritur performancën, por edhe për ta përfaqësuar vendin e familjes së saj.

“Medalja e parë nga një Kampionat Evropian për dikend nga familja jonë! Shumë i lumtur për këtë medalje”, ka shkruar Kuka.

Kuka ka fituar në kategorinë deri 78 kilogramë në garat e mbajtura në Hungari.

Loriana Kuka ka siguruar medalje në Kampionatin Evropian U23, që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

Loriana u kualifikua në finale të kategorisë -78 kg.