Ilustrim - Dhuna seksuale - Foto: REL
Mbahet tryezë për viktimat e dhunës seksuale
Sot do të mbahet tryezë e rrumbullakët “FUSHATA MA THUAJ ME KOHË – DHUNA SEKSUALE ËSHTË KRIM” , e cila ka qëllim fillimin e fushatës në lidhje me ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunës seksuale.
Në këtë tryezë do të flasin Atifete Jahjaga, ish-Presidente e Kosovës dhe Udhëheqëse e Fondacionit Jahjaga, Arsim Gërxhaliu, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tarja Formisto, Zëvendësdrejtoreshë e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Bergita Curri, Specialiste e mjekësisë ligjore.
Instituti i Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, është duke nisur një fushatë të gjerë për ngritjen e vetëdijes për situatat e mundshme që i ekspozojnë kategoritë e ndjeshme në rrezikun e të qenit viktimë e dhunës seksuale.