Mbahet tryeza ‘Sfidat e nacionalizmit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit e deri më ditët e sotme’

Historianë nga Kosova dhe Shqipëria janë mbledhur të enjten, në Institutin Albanologjik të Prishtinë për ndriçimin e rrethanave, problemeve dhe sfidave me të cilat u ballafaquan shqiptarët që nga Lidhja e Prizrenit e deri më sot.

Ishte ky qëllimi që shtyri Degën e Historisë së IAP-së për të organizuar tryezën shkencore “Sfidat e nacionalizmit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit e deri më ditët e sotme” që u mbajt gjatë ditës së sotme në këtë institut.

Historianët shqiptarë që morën pjesë në këtë tryezë vunë në pah lëvizjet nacionaliste shqiptare, sidomos nga Lidhja e Prizrenin dhe këtej.

Sipas kolaudimeve që dolën nga tryeza, shqiptarë janë përballur me rreziqe dhe luftëra të ashpra, por që fryma nacionalistë kishe ardhur gjithnjë duke u forcuar deri në ditët e sotme.

Në kumtesën e tij, “Infiltrimi rus në Ballkan dhe shqiptarët”, historiani, Pëllumb Xhufi ka potencuar se infiltrimet ruse në Ballkan filluan të intensifikoheshin pas epërsisë dhe fitoreve të ushtrisë cariste në dëm të ushtrisë osmanen, dhe ky ndikim sipas tij, me përjashtim është zhvilluar në dëm të shqiptarëve.

Sipas tij, pavarësisht një bashkëpunimi që të shkurtër që patën shqiptarë, kryesisht të besimi ortodoks me Rusinë cariste dhe shpresën se ajo do të ndihmojë kauzën shqiptare, Rusia Cariste, historikisht deri në ditë e sotme është rreshtuar përkrah shteteve ballkanike ortodokse.

Me kumtesa në këtë tryezë u prezantuar edhe Sabile Keçmezi Basha me kumtesën, “Karakteri kombëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit”; Nehat Krasniqi me temën “Reformat shtetërore osmane dhe nacionalizmi shqiptar në gjysmën e parë të shek. XIX”; Ledia Dushku me ‘Ismail Qemal Vlora dhe promemorja dërguar Riciotto Garibaldit, më 1903”.

Po ashtu me kumtesa në këtë tryezë u prezantuan edhe Sonila Boçi me kumtesën “Çështja shqiptare në diskursin politik shqiptar të viteve 1942-1945”; Lulzim Mjeku më kumtesën “Identiteti kombëtar shqiptar si proces kulture, si identitet i gjuhës dhe idesë”; Armend Mehmeti me kumtesën “Reagimi britanik ndaj interesimit të shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1919-1939”, dhe Memli Krasniqi me “Shqiptarët ndërmjet lindjes dhe perëndimit”.