Mbahet testi për prokurorë të rinj

Sot është mbajtur pjesa e dytë e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë në kuadër të procesit të rekrutimit të 10 prokurorëve të rinj për prokuroritë themelore të Kosovës.

Testi u mbajt në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, është duke administruar testin me shkrim për kandidatët për prokurorë të Shtetit.

Ky proces është duke u monitoruar nga Projekti i Britanisë së Madhe, i cili ka marrëveshje bashkëpunimi me KPK-në, për ta mbështetur KPK-në dhe procesin e rekrutimit të prokurorëve të rinj.

Po ashtu, procesin e rekrutimit të 10 prokurorëve të rinj është duke e monitoruar “Interneës Kosova” dhe “BIRN”.

Këtij testi i janë nënshtruar 128 kandidatë, prej tyre 36 nga gjinia femërore.