Mbahet sot në Klinë manifestimi letrar ‘Dita e Agollit’

Për herë të dytë do të mbahet sot në qytetin e Klinës manifestimi letrar “Dita e Agollit”.

Manifestimi nisë ora 15:00 dhe ambientet e shtëpisë së kulturës “Jehona e Dukagjinit”.

Një program i pasur letrar e artistik, do të hapë në pjesën përkujtuese ndaj Dritëro Agollit, duke vazhduar pastaj me promovim librash e me orën letrare.

Në këtë edicion do prezantohet Çmimi Letrar “Dritëro Agolli” i cili do fillojë të ndahet nga viti i ardhshëm.

Manifestimi Letrar “Dita e Agollit” organizohet nga Shoqata Kulturore “Jehona e Dukagjinit” dhe Klubi Letrar “Dritëro Agolli” për nder të ditëlindjes së poetit të madh Dritëro Agolli.

Klubi letrar “Dritëro Agolli” është themeluar më 13 tetor 2017, vepron në Klinë me 15 anëtarë aktiv.