Mbahet provimi pranues në Universitetin e Gjilanit

Në universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e plotësues, për vitin akademik 2018-2019 të studimeve themelore – bachelor do të regjistrojë 666 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Sipas njoftimit të universitetit, shpallja e rezultateve preliminares do të bëhet, deri më 24.09.2018, ndërsa, rezultatet përfundimtare do të bëhen, më së voni, deri më 28.09.2018.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.