Mbahet konferenca shkencore 'Kosova 20 vjet liri dhe përpjekje’

Fakulteti i Filozofik i Universitetit të Prishtinës- Departamenti i Historisë- dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës kanë mbajtur sotkonferencën shkencore “Kosova 20 vjet liri dhe përpjekje’.

Konferenca është organizuar me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe qëllimi saj ishte hedhja dritë e zhvillimeve historike që kanë karakterizuar periudha të ndryshëm, qoftë atë të luftës dhe të shtet ndërtimit, deri te pavarësia e Kosovës.

Selim Bezeraj, shef i Departamentit të Historisë, ka thënë për KALLXO.com se konferenca “Kosova 20 vjet liri dhe përpjekje” si synim ka elaborimin e hapave që kanë ardhur deri te liria, si dhe hapat pas çlirimit.

“Për këtë konferencë janë paraqitur 50 kumtesa, ndërsa janë përzgjedhur 39 prej tyre për t’u prezantuar në kuadër të kësaj konference nga Këshilli Organizativ i konferencës”, ka thënë Bezeraj.

Punimet e kësaj konference janë mbajtur në dy punëtori, njëra në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare dhe tjetra në ambientet Fakultetit Filozofik.

‘Brenda këtyre dy podiumeve janë prezantuar tema që kapin historinë, politikën, diplomacinë, që trajtojnë aspektin e organizimit, aspektin social, viktimave dhe dëmeve të të luftës, por segmente të politikës ndërkombëtar në raport me Kosovën”, ka pohuar Bezeraj, nga Këshilli organizativ i konferencës.