Mbahet edicioni i 4 i Universitetit veror shëtitës franko-gjerman në Ballkan

Ambasada e Francës dhe Ambasada e Gjermanisë organizon sot edicionin e katërt i Universitetit veror shëtitës franko-gjerman në Ballkan i cili do të mbahet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Nën temën “Cila është e ardhmja për Evropën? Integrimi i diferencuar si model për Bashkimin Evropian dhe përfshirjen e Ballkanit “, konferenca, tryeza të rrumbullakëta dhe punëtori do të nxisin  dialogun me universitete franceze dhe gjermane.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt dhe ambasadori francez, Didier Chabert, do të mbajnë  ligjërate në hapjen e këtij sesioni të Universiteti Veror.