Gjykata në veri | Foto: KALLXO.com

Mbahet diskutimi: Integrimi i gjykatësve dhe prokurorëve serb në sistemin e drejtësisë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot do të mbajë diskutimi, me temë “Integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serb në sistemin e drejtësisë në veriun e vendit”.

Ky panel diskutimi synon të ofrojë perspektivën e të gjithë akterëve relevant mbi efektet që ofron Marrëveshja e Brukselit për Gjyqësorin, problemet procedurale, sfidat dhe mangësitë e sistemit të deritanishëm dhe atij që tentohet të krijohet.

Në fillim të diskutimit, GLPS do të prezantoj Analizën e titulluar: “Drejt Jugut: Integrimi i Sistemit të Drejtësisë në Veriun e Kosovës sipas Marrëveshjes së Brukselit”.

Kjo Analizë trajton procesin e arritjes së Marrëveshjes së Brukselit për Drejtësinë, përmbajtjen e saj dhe rolin e saj në integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serb në sistemin e drejtësisë në vend.

Fokus i veçantë i është kushtuar zbatimit të kësaj marrëveshjeje, veprimeve të ndërmarra deri më tani si dhe vështirësive të paraqitura gjatë këtij procesi.

Për më tepër, analiza shërben si mënyrë e shpërfaqjes së efekteve pozitive dhe negative që Marrëveshja e Brukselit për Gjyqësorin krijon në tërësi.