Jeta në Komunë

Mbahet debati 'Përfaqësimi gjinor në nivelin lokal – 1 vit pas zgjedhjeve lokale'

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së dhe emisionin “Jeta në Komunë” organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Përfaqësimi gjinor në nivelin lokal – 1 vit pas zgjedhjeve lokale”, i cili do të mbahet me datë 27 Nëntor 2018, në Hotel “Sirius” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues nga Komunat, Qeveria, Shoqëria civile dhe Mediave, për të diskutuar bashkërisht progresin e arritur dhe sfidat, sa i përket përfaqësimit gjinor në strukturat e vetëqeverisjes lokale.