Komuna e Prishtines

Mbahet debat për prokurimin publik në Komunën e Prishtinës

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus (D+), sot organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës.

Në kuadër të këtij debati, D+ do të prezantoj rezultatet e të gjeturave të monitorimit një vjeçar të aktiviteteve të prokurimit publik në këtë komunë.

Për të folur për të gjetura e raportit të monitorimit prezent do të jenë: Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës.

Miranda Jolicoueur, Zëvëndës dhe Drejtoreshë e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje, USAID.

(Hotel Sirius, ora 11:00)