Kuvendi para nisjes së seancës | Foto: KALLXO.com

Mbahet aktiviteti tradicional 'Bashkatdhetarët në Kuvend'

Sot e nesër përkatësisht më 2 dhe 3 gusht 2018, nga ora 10:00 – 15:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet aktiviteti, tashmë tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Gjatë këtyre dy ditëve, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.