Arkiv- Mbeturinat rreth lumit Erenik në Gjakovë, Foto: KALLXO.com
Mbahet aksioni 'Ta pastrojmë Kosovën'
15.9.2018 - 08:39
Në gjithë territorin e Kosovës sot do të zhvillohet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”.
Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të vendit që t’i përgjigjen thirrjes për pastrimin e vendit nga mbeturinave.
Në aksion kanë njoftuar se do të marrin pjesë kompanitë e pastrimit, FSK, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ministritë, komunat, nxënësit dhe mësimdhënësit, kompanitë private e të tjera.
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, te deponia ilegale më e madhe në kryeqytet afër hotel “Garden”, në lagjen Kalabria në Prishtinë, në ora 10:00.