Mbahet akademia për 20 vjetorin e themelimit të batalionit “Atlantiku”

Me një minutë heshtje për dëshmorët, filloi akademia në nder të 20 vjetorit të themelimit të batalionit ‘Atlantiku’, nën patronazhin e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në këtë rast u shpreh mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe bashkëatdhetarëve atje për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe.

“Ardhja juaj në Kosovë është një nder dhe krenari por në të njëjtën fuqizim për shtetin tonë, është edhe mesazh që dëgjohet për respektim të së kaluarës sonë për kujdesin e raporteve që kemi me Amerikën. Ju keni qenë luftëtarë, komandantë të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, ju jeni krenaria dhe jemi gjithmonë mirënjohës juve familjeve tuaj. Të parët tua shkuan në Amerikë në atdheun e lirisë dhe demokracisë, shqiptarët-amerikanë kanë luajtur rol të rëndësishëm në çastet më të vështira të kombit dhe Kosovës është e kuptueshme reagimi juaj. Batalioni është treguesi më i qartë i historisë së shqiptarëve, dhe ju i keni përgjigjur në mënyrë duhur”, u shpreh Thaçi.

I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj kërkoj nga ish-ushtarët e batalionit ‘Atlantiku’ që të qëndrojnë bashkë pasi që sipas tij, ka shumë punë përpara qe duhet kryer së bashku.

“ Historia jonë është e dhimbshme, mendoj që është më rendësi është që ka nxënë vend e drejta jonë e shqiptareve, kanë nxënë vend kontributi juaj edhe flijimi i vëllezërve Bytyqi dhe dëshmoreve tjerë. Ne këto ditë po i kujtojmë flijimet tona që janë plotë dhimbje, e që Serbia sot po provon me mohu krimet që i ka kry, po paraqitet me u bo viktimë me mohu të vërteten. Si atëherë edhe sot ju jeni të nevojshëm për atdheun duhet të jemi të bashkuar. Gjysma e Kosovës është përzunë nga vendi duhet të ja bëjmë me dije botë që ka gra të abuzuar seksualisht që i përgëzojë për aktivitetet që po vazhdojnë përpara për të drejtat e tyre. Dua të kërkojë nga ju që të qëndrojmë bashkë se puna e atdheut nuk është kryer, nëse qëndrojmë bashkë do t’i kryejmë si në të kaluarën”, u shpreh kryeministri.

Delegacioni i batalionit ‘ Atlantiku’ të enjtën është pritur në takim nga kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe pastaj në Qeveri nga kryeministri Haradinaj.

Haradinaj i dekoroi batalionin me medaljen “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

https://kallxo.com/veseli-serbia-nuk-po-arrin-te-pranoje-krimet-e-luftes-ne-kosove/