FOTO: Atdhe Mulla

Mbahen garat e diturisë për nxënësit

Sot nxënësit e Kosovës të shkollave fillore dhe të mesme i nënshtrohen garave të diturisë.

Gara Nacionale e Diturisë mbahet për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat e Kosovës.

Mësimdhënësit dhe nxënësit janë njoftuar vetëm një ditë më parë për mbajtjen e garës.

Një pjesë e tyre janë shprehur kundër mbajtjes së kësaj gare, me arsyetimin se nuk janë njoftuar me kohë.