Vushtrria

Mbahen ‘Ditët e Hasan Prishtinës' në Vushtrri

Organizuar nga Drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport, mbahet sot në Vushtrri një tryezë për Hasan Prishtinës dhe një film dokumentar kushtuar patriotit.

Të dy këto evente do të mbahen në Qendrën Rinore në këtë qyet në ora 13:00. Paraprakisht do të mbahet edhe ceremonia e emërtimit të objektit të Qendrës Rinore (Naxhije dhe Fahri Buçinca).

Këto aktivitete janë pjesë  e aktiviteteve për shënimin e 20 vjetori të çlirimit të qytetit që nisën dje në Vushtrri.

Aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të Vushtrrisë do të vazhdojë edhe më 16 qershor 2019 me turneun në basketboll me grupmoshat e reja në  palestrës e sporteve “Tota”.

Ndërsa më 17 qershor 2019, në ora 13:00, mbahet manifestimi kushtuar 20 vjetorit ditës së çlirimit, inaugurimi i sheshit dhe zbulimi i shtatores së Hasan Prishtinës.