MAXI: Do të implementojmë vendosjen e flamujve afër produkteve

Marketet në Kosovë nuk kanë qenë të shpejta në implementimin e udhëzimeve ligjore që ju kërkon vendosjen e flamurit të origjinës së produkteve në rafte.

Një hulumtim i vogël në tregun e Kosovës nga ekipi i ‘Jeta në Kosovë’ javën e kaluar kishte treguar se në shumë markete  ende nuk ka mbaruar shenjëzimi i produkteve me flamujt e tyre dhe në përgjithësi ishin vendosur vetëm flamujt e Kosovës

Fotografitë nga MAXI Market, në të njëjtën filiale si në hulumtimin e javës së kaluar tregojnë se ende vazhdojnë të qëndrojnë vetëm flamujt e Kosovës

Përfaqësuesit e MAXI Market, të premten kanë thënë se janë në implementim e sipër të vendosjes së flamujve.

“Ne tashmë kemi filluar me implementimin dhe natyrisht qe i gjithë procesi do të perfundojë në afatin e paracaktuar nga ministria përkatëse”, thuhet në përgjigjen e emailit zyrtar këtij marketi.

Udhëzimi administrativ që obligon përcaktimin e mbajtjes së flamurit të origjinës së produktit në vendet ku shiten ato ka hyrë në fuqi më 29 dhjetor të vitit 2018.

Ky udhëzim rrodhi nga Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, që hyri në fuqi po ashtu vitin e kaluar.

KALLXO.com do të vazhdojë monitorimin e implementimit të kësaj rregulle dhe publikimit të artikujve me markete dhe rajone të ndryshme të Kosovës.

https://kallxo.com/meridian-shenon-progres-ne-vendosjen-e-flamujve-te-origjines-se-produkteve/