Matoshi: Orllani po bëhet me ujësjellës
Banorët e fshatit Orllan të Podujevës po bëhen më ujësjellës.
Kështu bëri të ditur ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, Fatmir Matoshi gjatë tryezës së diskutimit, të organizuar nga organizata jo-Qeveritare, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, me banorët e Orllanit dhe fshatrave përreth.
Matoshi siç njofton në një komunikatë për media, projekti “Ndërtimi i Ujësjellësit në Orllan” ka vlerën totale 1. 340.960 euro për tri vite.
“Përgëzova banorët për angazhimin e tyre, dhe në prani edhe të Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, përfaqësuesve të Komunës së Podujevës, KRU-së “Prishtina” dhe donatorëve, deklarova që projekti “Ndërtimi i Ujësjellësit në Orllan” , në vlerë totale 1. 340.960 euro për tri vite, 2019-2021, është në fazën e procedurave tenderuese dhe brenda 2 muajve presim që ai të fillojë së realizuari”, thuhet në njoftim.
Tutje, ai bënë të ditur se ka deklaruar që si Ministri kanë filluar edhe pastrimin e rrënojave në afërsi të liqenit për të mbrojtur shëndetin e qytetareve që furnizohen me ujë të pijshëm nga ky burim mjaft i rëndësishëm ujor.
“Orllani, liqeni i Batllaves meritojnë të kenë një trajtim dinjitoz, në mënyrë që kjo pjesë të shndërrohet në zonë turistike dhe kështu të sigurojmë një jetë më të mirë për banorët. Në lidhje me këtë ne do të kemi edhe planin zhvillimor për këtë pjesë”, është thënë në kumtesë të ministrit.
https://kallxo.com/banoret-e-orllanit-kerkojne-uje-nga-liqeni-i-batllaves/