Komisioni Parlamentar per Bujqesi...

Matoshi: Kemi planifikuar 37 milionë për mbrojtjen e ambientit

Fatmir Matoshi ministër i Mjedisit, tha se për këto pak muaj janë duke u angazhuar fuqishëm me ‘Task forcën’ për pastrimin e Kosovës.

“Në çështjet që ndërlidhen me ajrin kemi ndërmarr disa veprime. Kemi kreku prej MASHT me ndërpre përdorimin e thëngjillit nëpër shkolla. Këtë veprim e ka ndërmarr ministri Bytyqi. Kemi kërku edhe ndalimin e dhurimit të thëngjillit për punëtorët e KEK. Po mundohemi ta ngritim çështjen e kontrollit të cilësisë së derivateve të naftës. Do të ndërmarrim aksion për konfiskimin e thëngjillit që shitet rrugëve. Kemi fillu këtë aksion 7 kamionë me thëngjill janë konfisku gjatë javës së kaluar. Kamionët janë dërgu në KEK ku edhe janë zbrazur”, tha Matoshi.

Ai tha se do të punojnë ngushtë edhe me inspektorët komunal dhe Policinë e Kosovës që udhëzimi për gjobat për hedhje të mbeturinave të gjej zbatim në tërë vendin.

Deputeti Liburn Aliu, tha se brenga e parë është se janë 89 projekte që janë paraparë për këtë vit, 64 projekte deri tash kanë zero shpenzime.

“I bije që shumica dërmuese e projekteve as që kanë fillu. 25 kanë fillu dhe vetëm 11 prej tyre i kemi mbi 50 për qind. Është problem tepër serioz. Më mirë mos të ketë projekte sesa të ketë e mos të punohet. Çështja e deponive janë në projekte me shpenzime zero”, tha Aliu.

Ministri Fatmir Matoshi tha se ka pas nevojë që këto projekte të implementohen.

“E kemi marr shumë shqetësuese këtë gjendje kemi fillu me punu menjëherë, raporti është 9 mujor. Gjendja e shifrave tani është më ndryshe. Gjërat kanë ndryshu shumë për të mirë në këtë drejtim”, tha ai.

Deputetja Besa Gaxherri, tha se ambienti në përgjithësi duke fillu nga lumenjtë, deponitë ilegale, deponitë legale janë në gjendje të mjerueshme.

“Pyje ka edhe shumë fusha tjera ne nuk mund të themi se ndonjëri sektor është mirë. Rezoluta është miratu në shkurt të këtij viti për mbrojtjen e ambientit. A është prioritet i kësaj qeverie për vitin 2019 mbrojtja e ambientit. Sa keni parashiku buxhet për mbrojtje të lumenjve, pyjeve, deponive, etj”, pyeti ajo ministrin Matoshi.

Ky i fundit në përgjigjen e tij tha se çështja e strategjisë për mbrojtjen e ambientit nuk është se nuk është bërë asgjë.

“Brenda dy javë do të jetë plani për aprovim në qeveri. Po e bëjmë edhe strategjinë e ajrit. A është prioritet mbrojtja e ambientit, po ka fillu mu bo prioritet i qeverisë për dallim nga gjitha qeveritë që nga paslufta. Rreth 37 milion janë parashiku buxhet për investime kapitale”, tha Matoshi.

Deputeti Sali Zyba, tha se nuk është raport gjithëpërfshirës nuk,  është raport shpjegues, kjo që u shqyrtua në mbledhjen e stome të Komisionit

“Mendimi im është që ky raport mos të shkoj në kuvend sepse ka shumë të gjetura”, tha Zyba.

Ndërsa deputeti Andin Hoti, kërkojë të dijë nëse janë marrë masa që thëngjilli dhe peleti për ngrohje të mos vijë nga Serbia.

“A keni ndërmarr ndonjë fushatë informuese te qytetarët se sa i dëmshëm është thëngjilli qymyri dhe peleti që po vjen nga Serbia”, pyeti Hoti.