Foto: Ilustrim

Matjet e prokurorisë për aksidentin tragjik: Makina ishte me 112km/h

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur gjatë ditës së sotme aktakuzë ndaj të dyshuarit G. B. për rrezikim të trafikut publik.

Prokuroria ka dhënë detaje se si i dyshuari për rrezikim të trafikut publik duke drejtuar automjetin pa patentë-shofer shkaktoi aksidentin nga i cili mbeti i vdekur një person.

Sipas aktakuzës i dyshuari më 1 korrik të këtij viti, rreth orës 12:00, në Ramnishtë të Vitisë, ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, pasi që i njëjti  gjatë drejtimit të automjetit  “Golf”, pa patentë-shofer, ka shkaktuar aksident në komunikacion, si pasojë e të cilit një person ka  vdekur.

Prokuroria ka njoftuar se në bazë të ekspertizës së komunikacionit, i pandehuri ka lëvizur me shpejtësi prej 112 kilometër në orë, edhe përkundër faktit që shpejtësia e lejuar ishte 50 kilometër në orë.

Sipas aktakuzës, i dyshuari për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në vendbanim, me anën e djathtë të pjesës së parë të automjetit, e ka goditur këmbësorin, S. D., i cili ishte duke kaluar rrugën.

Viktima e këtij rasti me urgjencë ishte transferuar në QKUK, ndërsa pas shtatë ditëve ka vdekur.

Pak ditë më parë, KALLXO.com raportoi se Policia e Kosovës e ka dënuar një mërgimtar, i cili ishte ndaluar duke vozitur me shpejtësi … në zonën ku shpejtësia më e madhe e lejuar ishte 50 km/h.

Për këtë shkelje, ai ishte gjobitur me 300 euro.

I njëjti ishte dënuar për herë të dytë pas 5 minutave për shkak se ishte sjellë keq me policët duke u larguar me vrull (shllajf) dhe kishte bërë sërish tejkalim të shpejtësisë. Kësaj here, ai kishte arritur shpejtësinë 140 km/h. Sërish gjoba ishte 300 euro.

https://kallxo.com/foto-mergimtari-nga-zvicra-brenda-5-minutash-denohet-me-600-euro/

Përveç kësaj, mërgimtarit nga Zvicra I është ndaluar vozitja për 6 muaj në territorin e Kosovës.

https://kallxo.com/mergimtarit-nga-zvicra-i-ndalohet-vozitja-ne-kosove-per-6-muaj/

www.kallxo.com