Maskat shtien mbi të plagosurin në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri para dy ditësh në qendër të Mitrovicës, por që ende nuk është arrestuar askush lidhur me rastin në fjalë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni ka thënë për KALLXO.com së deri më tani janë dy persona të dyshuar por që nuk janë identifikuar ende.

“Për këtë rast nuk është arrestuar asgjë person. Deri tani janë të dyshuar dy persona, kane qenë me maska dhe ende nuk është arritur të identifikohen kush janë”, tha Preteni.

Gjithashtu, Prokuroria e Mitrovicës nuk ka dhënë ndonjë informatë se për çfarë arsye ka ndodhur kjo plagosje më qendër të Mitrovicës.

KALLXO.com ka raportuar të shtunën (29 qershor) për këtë rast.

Ndërkaq, të dielen, Policia e Kosovës ka dhënë detaje që sipas Policisë, të shtunën rreth orës 21:10 është raportuar se në rrugën “Avni Shabani”, dy të dyshuar të maskuar kanë hyrë në një lokal dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Viktima është qëlluar me armë në të dy këmbët për çka është dërguar në Spitalin e Mitrovicës dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Rastin Policia po e trajton si vrasje në tentativë.

https://kallxo.com/versioni-i-policise-per-vrasjen-ne-tentative-ne-mitrovice/

.