MAShT: Testi i Suksesshëm, Incidentet të Izoluara

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka vlerësuar se administrimi i pjesës së parë të provimit të maturës ka qenë i nivelit më të mirë të mundshëm.

“Mbi bazën e raportimeve konkludoj se administrimi i pjesës së parë të afatit të qershorit të maturës shtetërore ka qenë i nivelit më të mirë të mundshëm. Prandaj ne si Komision Shtetëror i Maturës do të analizojmë edhe ditët e ardhshme raportet në detale nga tereni dhe do të shohim në raste se si ka rrjedh procesi në të gjitha qendrat e testimit”, vlerësoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Azem Guri.

Sipas tij, pavarësisht se kishte raste kur manipuluesit kanë komunikuar në rrjete sociale kjo nuk e ka dëmtuar procesin e administrimit.

“Pavarësisht se kishte raste të izoluara të cilët tentuan manipuluesit të komunikojnë në rrjete sociale,  raste të tilla janë të izoluara dhe si të tilla nuk e kanë dëmtu procesin e administrimit të maturës shtetërore”, tha ai.

Guri është pyetur nga KALLXO.com, se çfarë do të ndërmarrë ministria ndaj drejtorit të gjimnazit, “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, në Drenas i cili ka nge dorën dhe ka shtyrë një nxënë.

http://kallxo.com/drejtori-shtyn-nxenesin/

Guri është përgjigjur se “komisioni në ditët në vijim do ta analizojë gjithë procesin dhe do të veprojë sipas rasteve që janë zhvillu”.

Ndërkaq për prezencën e policisë dhe internetit, që monitoruesit e KALLXO.com, e kanë hasur nëpër disa qendra, Guri tha se nuk kanë pasur të raportuara rast kur policia ka qenë e pranishme brenda objekteve përveç nëse është kërkuar ndonjë ndihmë prej tyre.

Kurse për internet tha se i kanë njoftuar shkollat dhe ka konsideruar se  qendrat e testimit e kanë shkyçur shërbimin e WI FI.

Pjesa e dytë e testit të maturës do të mbahet më 18 qershor, dhe sërish do të monitorohet edhe nga KALLXO.com.