Foto: Ilustrim

MAShT obligon nxënësit dhe studentët të pastrojnë përreth objekteve arsimore

Një aksion i përgjithshëm i pastrimit nëpër shkolla pritet të mbahet më datën 15 shtator.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim që të gjithë nxënësit dhe studentët të bëhen pjesë e pastrimit të objekteve edukativo-arsimore.

Ai përmes një vendimi të marrë më 24 gusht, po ashtu ka obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit që të hartojnë një plan për mbjelljen e pishave nëpër oborret e shkollave.

Qeveria e Kosovës kishte  marrë vendim për krijimin e Task Forcës për pastrimin e mjedisit në periudhën 15 shtator- 15 dhjetor 2018.

Në kuadër të këtij aksioni të përgjithshëm, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mori vendim për ndalimin e përdorimit të qymyrit  për ngrohje.

https://kallxo.com/shkollave-u-ndalohet-perdorimi-i-qymyrit-per-ngrohje/