Varrezat në Krushë (Arkiv). Foto: Ekrem Fazliu

Masakra në Krushë të Vogël, Hungaria ua dorëzoi serbin e dyshuar organeve të Kosovës

I dyshuari kryesor për masakrën në Krushë të Vogël dorëzohet nga Hungaria në duart e autoriteteve kosovare. I dyshuari me inicialet M. P. është ekstraduar nga autoritetet hungareze si i kërkuar nga Republika e Kosovës për masakrën në Krushë të Vogël.

Lajmin për ekstradimin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe vetë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Tahiri ka sqaruar se kërkesa është bërë nga ana e Ministrisë që drejton ai ndërsa sot është bërë ekstradimi nga Hungaria për në Republikën e Kosovës.

I dyshuari M. P. shtetas serb dyshohet për krime lufte ndaj popullatës civile dhe masakrën në Krushë të Vogël.