Masakra e Vlorës: Avokatët refuzojnë ta mbrojnë të dyshuarin

Para gjykatës së Vlorës është mbajtur seanca për masën ndaj Ridban Zykajt të dyshuarit për vrasjen e 8 fishtë. Mediat raportojnë se asnjë prej familjarëve të 24 vjeçarit nuk ishte i pranishëm në procesin gjyqësor ku Zylkajt ju caktuar masa e arrestit me burg.

Gjykata caktoi avokati i  Dritan Mehmetaj, pasi asnjë avokat nuk pranoi të marrë përsipër dosjen e të dyshuarit.

Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Seanca gjyqësore në ngarkim të tij u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kishin rrethuar gjykatën e Vlorës.

Asnjë prej familjarëve të 24 vjeçarit, i konsideruar si monstra e fshatit, nuk ishte i pranishëm në procesin gjyqësor.

Ridvan Zykaj pasditen e së premtes (10 gusht) vrau 8 kushërinjtë e tij dhe plagosi 6 të tjerë.

Në një njoftim të saj Policia e Shtetit ka publikuar deklaratat e para të personit që dyshohet se vrau tetë anëtarë të familjes së tij në një fshat të Vlorës. Në deklaratën e parë Ridvan Zykaj i ka thënë se motivi i vrasjes ishte një akuzë që familjarët i kishin bërë atij për një vjedhje.

“Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjestarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, Ridvan Zykaj u kap në një zonë periferike në dalje të Selenicës. Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit të rëndë, një kallashnikov.

“Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Zykaj vrau pasditen e së premtes (10 gusht) 8 kushërinjtë e tij dhe ka plagosur 6 të tjerë. 24-vjeçari ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke lënë 8 të vrarë.

Mes viktimave janë 3 gra dhe dy fëmijë.

Fillimisht, Ridvani vrau Demir Zukajn 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkrepur automatikun, djalit të Demirit, Azem Zykaj 45 vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42 vjeç.

Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75 vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43 vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç.

Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.