Masa Sigurie për Tre Deputetët

Lajmin e shqiptimit të këtyre masave e bëri të ditur me anë të një komunikate Gjykata Themelore në Prishtinë.

Tre deputetët opozitarë dyshohen për përdorim të armës, apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në krye të detyrës zyrtare.

Kurteshi, Pantina e Muharremaj u shoqëruan në polici të premten, pasi gjatë seancës për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dyshohen se aktivizuan gazin lotsjellës.

Këto masa sigurie e i kërkoi për deputetët Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Arresti shtëpiak për Kurteshin e Pantinën dhe paraqitja në stacionin policor përr Muharremajn do të vlejë për një muaj, deri më 26 mars.

Lëvizja “Vetëvendosje” në një reagim të saj lidhur me këtë vendim të gjykatës tha se ai tregon që sistemi i drejtësisë vepron me urdhra të pushtetit.

Kjo dëshmon edhe njëherë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kapur dhe vepron sipas direktivave që i merr nga pushteti.

Masat për deputetët kjo lëvizje i konsideroi përndjekje.

“Deputetët e opozitës po e mbrojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës, brenda Kuvendit të Republikës, dhe veprimet e tyre janë tërësisht legjitime karshi rreziqeve që ia ka sjellë Kosovës funksionimi normal i institucioneve në qeverisjen Mustafa-Thaçi. Përndjekjet e deputetëve të opozitës janë tipike për regjimet totalitare,” vijon reagimi i VV-së.

Hashim Thaçi u zgjodh mbrëmë President në raundin e tretë të votimeve me 71 vota për, asnjë kundër , ndërsa 10 fletëvotime u cilësuan të pavlefshme.

http://kallxo.com/live-zgjedhja-e-presidentit/

Opozita u munda ta pengojë këtë seancë me aktivizim të gazit lotsjellës në sallë dhe protesta jashtë saj.

http://kallxo.com/kallxo-360-trazirat-ne-rruget-e-prishtines/ [interaction id=”56d2048036e5105a3a0aa91a”]