Marrëveshja: Kryetar i KE – ministrja gjermane, shef i diplomacisë së BE-së - spanjolli Borrell

28 vendet anëtare të Bashkimit Europian janë marrë vesh sonte për emrat që do të vihen në pozitat kyçe të BE-së.

Në mesin e tyre janë edhe dy gra: Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen do të emërohet kryetare e Komisionit Europian, ndërsa francezja Christine Lagarde në Bankën Qendrore Europiane, ka njoftuar kryetari i Këshillit, Donald Tusk, sipas Le Figaro.

Sipas shumë burimeve, emri i ministres gjermane të Mbrojtjes është propozuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Postin e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme pritet ta drejtojë spanjolli Josep Borrell.

Kryeministri aktual belg Charles Michel do të jetë në presidencën e Këshillit Europian.