Forumi i Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor

Marjan Dema pjesë e Forumit të rektorëve nga Europa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, sot ka marrë pjesë në Forumin e Katërt të Rektorëve të Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Universitetin e Malit të Zi, në Podgoricë.

Qëllimi i organizimit të këtij forumi sipas UP-së, është përgatitja e universiteteve të rajonit për konferencën e Londrës, që do të mbahet në fund të muajit maj.

“Universitetet pjesëmarrëse në këtë forum kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të qenë kontribuuese aktive dhe proaktive në këtë proces. Në anën tjetër, prania dhe kontributi i rektorit Dema në forum, hyn në vazhdën e rolit aktiv të Universitetit të Prishtinës, të shprehur në nivel rajonal dhe më gjerë, në plan ideor, organizativ dhe koordinues.”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Gjatë këtij forumi, Universiteti i Prishtinës është votuar për anëtarësim në sekretariatin e këtij Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e këtij forumi ishte edhe rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka, Bajram Kosumi.