'Maratona' e Senatit të Universitetit të Prishtinës

Mbledhja e 46 e Senatit të Universitetit të Prishtinës është mbajtur sot. Në këtë mbledhje është diskutuar për angazhimin e profesorëve vizitorë nga Universiteti i Lubjanës dhe universiteti i Tiranës në Fakultetin e Edukimit: Dr. Janez Vogrinc, Dr. Janez Krek, Dr.Iztok Devetak, Dr. Mojca Jurisevic, Dr.Tatjana Hodnik-Cadez, Dr.Bardhyl Musai, Dr.Theodor Karaj dhe Dr.Adem Tamo, për të cilët senatorët e Universitetit të Prishtinës votuan njëzëri pro.

Në rend dite ishte edhe shqyrtimi dhe marrja e vendimit për zgjedhjen e personelit të rregullt akademik në Fakultetin e Filologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Arteve, Fakultetit të Shkencave Matematiko- Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik.

Në Fakultetin e Filologjisë ishin tre kandidatë për të cilët u mor vendim. Kandidatja Remzije Shahini u zgjodh profesor asistent, kandidati Ag Apolloni u zgjodh profesor i asocuar, kurse kandidatja Majlinda Bregasi u avancua në profesor asistent.

Në Fakultetit të Shkencave Matematiko- Natyrore ishin kandidatët, Fitim Humolli, i cili u zgjodh asistent dhe Valbon Bytyçi, i cili po ashtu u zgjodh profesor asistent.

Në Fakultetin e Mjekësisë ishin katër kandidatë, Hysni Arifi u avancua në profesor të rregullt, kandidati Naim Zeka u zgjodh profesor asistent, kandidatja Zylfije Hondozi u rizgjodh profesor i asocuar me kusht që të hapet konkursi dhe kandidatja Luljeta Neziri- Ahmetaj.

Në Fakultetin e Arteve kandidati Agron Bytyçi u zgjodh profesor i asocuar, Nagip Berisha u zgjodh profesor i asocuar, kandidati Visar Mulliqi u avancua profesor i rregullt, Betim Krasniqi u zgjodh profesor i asocuar, kandidati Edon Ramadani u refuzua për shkak se nuk kishte përgatitje akademike të nevojshme për zgjedhje. Kandidatja Alma Bektashi mori të njëjtën thirrje akademike që ishte, kandidati Burim Gora u rizgjodh asistent, kandidati Agim Selimi u rizgjodh profesor i asocuar, Drita Begolli u avancua në profesor të rregullt, kandidatja Sahadete Beqiri mori thirrjen akademike profesor asistent dhe kandidati Skender Muji u rizgjodh profesor i asocuar.

 

Në Fakultetin Ekonomik kandidati Valentin Toçi u avancua në profesor të rregullt kurse kandidati Art Shala u refuzua.

KALLXO.com e ka transmetuar LIVE mbledhjen e senatit.