Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Maqedonasit i thyejnë veturën dhe i vjedhin katër pasaporta në Graqanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Graqanicë  një shtetas i Maqedonisë ka njoftuar se i është thyer vetura me targa maqedonase.

Sipas raportimit, thuhet se në veturë janë vjedhur para dhe katër pasaporta të Maqedonisë.

PK nuk ka njoftuar nëse hetimet janë duke vazhduar për rastin.