Agim Bahtiri, AKR, Mitrovicë. Foto: Kallxo.com

MAPL pranon kërkesën e Bahtirit për ‘Bashkimin e Mitrovicës'

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë për KALLXO.com se ka pranuar kërkesën e Komunës së Mitrovicës për ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativ të komunave më qëllim bashkimin e Mitrovicës.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal ka pranuar Konkluzionin e miratuar nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut, datë 30.11.2018 lidhur me “Inicimin e ndryshimit të Ligjit 03/L-041 për Kufijtë Administrativ te Komunave me qëllim bashkimin  e Mitrovicës”, thuhet në përgjigjen e MAPL-së.

Tutje bëhet e ditur se brenda afateve kohore kjo ministri do të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së kësaj kërkese.

“Konform mandatit të saj, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të shqyrtoj këtë Konkluzion dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi, do të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së tij brenda afatit ligjor të përcaktuar me Ligjin Nr 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet në përgjigjet e MAPL-së dhënë për KALLXO.com.

Ditë më parë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar ndryshimin e këtij ligji për realizimin e iniciativës së tij për ‘bashkimin’ e Mitrovicës.

https://kallxo.com/agim-bahtiri-thirr-mbledhje-per-bashkimin-e-mitrovices-dokument/

Kjo iniciativë e Bahtirit ka marrë mbështetjen e pozitës dhe opozitës në këtë Komunë.

https://kallxo.com/akr-vv-aak-nisma-dhe-pd-ne-mitrovice-pro-bashkimit-te-mitrovices/?

 

fbclid=IëAR28eVyigRXV8vf5aDNjgTtBDëX9dSvMyjByqGd1ËgQ8MSSHlsxFxs3YVlQ