Shtylla - FOTO KALLXO

Malishevë - Rrëzohet nga shtylla elektrike, përfundon në spital

Një person është rrezuar nga një shtyllë elektrike në të cilën ishte duke punuar.

Policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë është raportuar se një burrë deri sa po punonte në një shtyllë elektrikë është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë burri është dërguar për tretman mjekësor dhe i njëjti sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.