Malishevë, punëtori goditet nga rryma në vendin e punës

Një punëtor nga Malisheva është goditur nga rryma elektrike në vendin e tij të punës.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje (e hënë), rreth orës 16:15.

“Raportohet se viktima deri sa ishte duke punuar në një kompani aksidentalisht është goditur nga rryma elektrike. Viktima  ka pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor në QKMK , është liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e PK-së.