Malishevë, lëndohet një person në vendin e punës

Një person është lënduar dje në vendin e tij të punës.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00, në Malishevë, ku viktima derisa kishte qenë duke punuar në vendin e tij të punës është lënduar aksidentalisht.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima e këtij rasti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa rasti nga ana e policisë po cilësohet si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.