
Ilustrim: Foto: PK
Malishevë: I gjejnë Kallashnikov personit që kanosi zyrtarin
19.7.2019 - 18:57
Policia ka arrestuar një burrë nga Malisheva, pasi i njëjti kishte kanosur një person zyrtar.
Në raport thuhet se gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, me dy karikatorë pa municion.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.