Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Malishevë, djali sulmon nënën, arrestohet

Një person i dyshuar është arrestuar në Malishevë. Siç njofton Policia, i njëjti dyshohet se ka sulmuar nënën e tij.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar është shoqëruar në stacionin policor, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën grua K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.