Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Malishevasit rrahin policët

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia njofton se dje rreth orës 21 në Malishevë janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit së bashku me një të dyshuar tjetër kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Zyrtarët policorë kanë arritur që në vendin e ngjarjes t’i arrestojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa i dyshuari i tretë ka arritur që të largohet dhe është në kërkim të Policisë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.