Interpol - Foto: REL/EPA

Mali i Zi e mbështet Kosovën në Interpol

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, tha se do të votojë përsëri për Kosovën që të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, INTERPOL-it.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar vendimin. Ne jemi miq nga të dyja anët, ne nuk duam tensionet politike në rajon, sepse nëse do të ishin, ne, si një shtet i vogël, do të ishim gjithmonë të ekspozuar”, tha kreu i diplomacisë malazeze, raporton b92.

Darmanoviq tha se Mali i Zi nuk do të merret me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, por pret gjithashtu vazhdimin e tyre.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur optimist se që nga nesër Kosova do të jetë pjesë e organizatës INTERPOL.

Qeveria e Kosovës këtë vit e ka parë të rrugës që të ndajë mbi 1 milion euro për të lobuar për në INTERPOL.

Ndarja e buxhetit nuk ishte praktikuar edhe herët e kaluara kur Kosova kishte tentuar të futet në këtë organizatë.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdim në lidhje  me anëtarësimin e Kosovës drejt kësaj organizate:

https://kallxo.com/pacolli-optimist-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-interpol/

A do të jetë e ‘teta e vërteta’ për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL