Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi - Foto: Facebook

Majlinda Mund të Jetë Lënduar

Gjatë luftës për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos në Budapest kampionia Majlinda Kelmendi mund të jetë lënduar.

Kështu ka lënë të kuptohet trajneri i saj, Driton Kuka.

“Shpresoj që të mos jetë diç serioze por për medalje të bronztë pësoi humbje por edhe si duket u lëndua!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në “Facebook”.

Kampionia olimpike është renditur e pesta në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në kryeqytetin e Hungarisë.

“Jo siç kam parapa që të fitoj medalje por sporti e ka kështu do kthehet Majlinda ashtu siç din edhe ma e fuqishme!”, ka shtuar trajneri Driton Kuka.

Sa i përket garueses tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi, e cila u rendit e shtata në këtë Kampionat, trajneri Kuka ka thënë se ajo ka potencial për më shumë.

Majlinda Kelmendi u mposht në luftën për medaljen e bronztë nga braziliania Erika Miranda.

Ndërsa, medaljen e artë e fitoi garuesja japoneze Ai Shishime, e cila në gjysmëfinale e mundi kampionen olimpike Majlinda Kelmendin.

Ndërkaq, nesër do të garojnë dy përfaqësuesit e tjerë të Kosovës, Nora dhe Akil Gjakova.

“Shpresojmë në paraqitje të mirë!”, ka thënë trajneri Driton Kuka.