Majlinda Kelmendi Rimerr Vendin e Parë në Botë

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi është rikthyer në vendin e parë në renditjen botërore të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos – IJF.

Kelmendi fitoi IJF Grand Prix në Budapest këtë fundjavë kur e mundi rumunen Andreea Chitu.

Dy herë kampionia e botës Kelmendi në finalen e Budapestit e kishte përballë partneren e saj të stërvitjeve, Distria Krasniqin në kategorinë deri në 52 kg.

“Kelmendi dhe Krasniqi, të cilat jetojnë në të njëjtën rrugë, kanë ndarë një moment të veçantë në qilim. Ato treguan respektin e tyre të ndërsjellë dhe miqësinë e ditur”, shkruan Judoinside.com

Trajneri i dy garueseve nga Kosova, Driton Kuka, në rrjetin social Facebook tha është krenar me nxënëset e tij.

“Ndeshja përfundoi Majlinda për një nuancë ishte më e mirë se Distria, me rëndësi që Kosova ka dy medalje. Një finale të madhe, dy garuese tona”, tha Kuka.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për sukseset e Kelmendit.

http://kallxo.com/majlinda-kelmendi-evropiane-e-vitit/

http://kallxo.com/majlinda-kelmendi-e-arte-edhe-ne-rusi/